Lajmet e fundit

Arsim Bajrami nuk e din kush ka lejuar futjen e teksteve serbe në Kosovë

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se është i informuar për futjen e teksteve shkollore serbe në territorin e Republikës së Kosovës, mirëpo thotë se nuk e di kush e ka lejuar një gjë të tillë.

“Asnjë tekst shkollor i Serbisë nuk ka hyrë në Kosovë me lejen e institucioneve të Kosovës. Ndoshta këtë e ka bërë Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, duke i futur ato përmes pikëkalimeve në Mitrovicë”, ka thënë Bajrami në emisionin “SOT” të KTV-së.

Tutje, ministri ka thënë se do të hetohet ky rast për të gjetur se cili zyrtar ka lejuar këtë sepse, sipas tij, “në këtë drejtim kemi masa reciprociteti me Serbinë”, duke aluduar në bllokimin e teksteve shqipe në doganat e Serbisë.

“Këto materiale nuk janë armiqësore, siç i cilëson Serbia, por janë tekste për fëmijët e shkollave shqipe në Luginën e Preshevës”, ka thënë më tej ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.