Policia gjermane bllokoi hyrjen kryesore të godinës në zyrën e kancelares së Gjermanisë Angela Merkel mëngjesin e sotëm në Berlin, pasi punonjësit e sigurisë gjendën një pako të dyshimtë në afërsi të saj.
Gjermania gjendet nën masa të rrepta sigurie pas informacioneve se vendi mund të përshihet në sulme terroriste.
Zëdhënësi i policisë federale Thorsten Peters tha se “ata janë duke hetuar për një objekt të dyshimtë”.
Repubblica.it raporton se sipas disa dëshmitarëve përreth zonës ku ndodhet zyra e kancelares janë 4 shtëpi të verdha që mbajnë postën.
Ndërkohë Associated Press raporton se zyra e kancelares nuk u evakuua.
Merkel është në qendër të kritikave ditët e fundit, për vendimin e saj për të futur në vend 1 milion emigrantë.
Vendi është shokuar nga ngacmimet seksuale dhe përdhunimet e bëra në qytetin Këlnit në natën e vitit të ri nga një bandë prej 1 mijë personash me origjinë afrikano veriore dhe arabe.