Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin zyrtar dhe kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djshme në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.