Lajmet e fundit

Gjermani, në vitin 2015 janë shënuar 1.1 milion kërkesa për azil

Sipas Ministrisë së Brendshme në Gjermani, vetëm në vitin 2015 janë regjistruar 1.1 milionë kërkesa për azil.

Numri i sirianëve që kanë kërkuar strehim në Europë gjatë vitit 2015 është 428,468, ndërsa vendin e dytë e kanë njerëzit nga Afganistani, numri i të cilëve ka shkuar deri në 154,046.
Numri i azilkërkueve në vitin 2015 është rreth pesë herë më i madh se në vititn 2014.
Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, ka deklaruar se qeveria federale ka rritur numrin e stafit në zyrën e migracionit vetëm për të menaxhuar fluskin e refugjatëve, ndërkaq ka premtuar se qeveria gjermane do të punojë për t’i dhënë fund fluksit të madh të refugjatëve.

“Ne do të punojmë që të reduktojmë numrin e azilkërkuesve në Gjermani,” është shprehur ai.

Gjermania është vendi që ka pranuar një numër të madh të refugjatëve dhe të emigrantëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.