Lajmet e fundit

Moti i keq, Tiranë, fryhet lumi Lana, evakuohen 28 familje në Babrru dhe Bregu i Lumit

Reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e mëdha kanë shkaktuar probleme dhe në qarkun e Tiranës. Janë evakuar 28 familje ë Babrru dhe tek Bregu i Lumit pasi banesat e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet.
Lumi Lanë në Tiranë është fryrë shumë dhe në disa zona ka arritur të jetë në nivel të lartë por jo të dalë në rrugë.
Segmentet ku lumi Lanë është tepër i fryrë është përballë Shallvareve, tek Ura e Brrylit, rruga e Elbasanit por uji nuk ka dalë nga lulishtja.
Në Bregun e Lumit situata është kritike. Disa banesa janë nën ujë. Gazetarja e Ora News Denisa Ruzi informon se situata është përkeqësuar. Shumë familje kanë dalë jashtë banesave te cilat kërkojnë të evakuohen. Në disa zona vihet re dhe prezencë uji në disa banesa por dhe në rrugë.
Drejtori i Ndërmarrjes 2: Në Bregun e Lumit janë evakuuar 4 familje
Drejtori i Ndërmarrjes numër 2 në bashkinë e Tiranës, Redi Molla në një lidhje telefonike për Ora News tha se situata nuk mund të konsiderohet alarmanete. Janë marrë të gjitha masat, tha ai, në të gjitha pikat kyce ku ka rrezikshmëri.
Redi Molla: Po ndërhyhet edhe nga zjarrfikëset dhe ndërmarrjet. Ka pasur disa evakuimi për të mos rrezikuar. Shtrati i lumit nuk ka dalë, Lana thjeshtë eshtë fryer.
Bashkia po monitoron disa rrugë kyce, Don Bosko, Pallati me Shigjeta dhe aty kemi forca të shumta. Janë evakuuar 4 familje në Bregun e Lumit.
Ministria e Brendshme informon ne oren 12:00 kete situate
Qarku Tiranë. Në Babrru, janë evakuar 25 familje pasi banesat e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet e lumit. Në njësinë administrative Paskuqan është çarë tubacioni i ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Tiranës dhe po punohet për riparimin e tij.
Aktualisht në qytetin e Tiranës është rritur niveli i Lumit të Lanës.
Në rrugën “Mentor Xhemali” si pasojë e reshjeve të shiut ka prezencë uji në disa banesa. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse dhe të policisë.
Tek “Ura e Beshirit” ka prezencë uji në aksin rrugor kombëtar Tiranë – Durrës. Po punohet nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe policia rrugore.
Në rrugën “Siri Kodra”, pranë ish-Frigoriferit, ka prezencë uji në rrugë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Po ndërhyhet nga forcat zjarrfikëse dhe tek nënstacioni elektrik.
Në rrugën ‘’Don Bosko’’ ka prezencë uji që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Tek Bregu i Lumit, tek ish-Nishtulla nr. 3 janë evakuuar 3 familje që rrezikoheshin nga përmbytja.
Qarku Lezhë. Në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, si pasojë e fryrjes së përroit të Malbardhës rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Lezhës.
Për t’u ardhur në ndihmë banorëve kanë shkuar forcat e FNSH-së dhe policisë lokale.

lana3

lana1

lumi lana

bregu lumit 2

bregu lumit ok

Leave a Reply

Your email address will not be published.