Shteti Islamik ka kërcenuar se do të shkatërrojë burgjet e Arabisë Saudite ku po mbahen xhihadistët. Kërcenimi ka ardhur pas ekzekutimit të 47 njerëzve, duke përfshirë edhe 43 militantë të grupit al-Qaeda.
“Shteti Islamik kërkon që të lirohen të gjithë të burgosurit, por ne ogarisim se përfundimi i çështjeve të të burgosurve nuk do të ndodhë, përveç me zhdukjen e sundimit të tiranëve dhe me shkatërrimin e burgjeve,” thuhet në një postim të bërë në internet, raporton agjensia e lajmeve Reuters, transmeton Gazeta Blic.
Grupi militant i cili ka marrë përgjegjësine e sulmeve në Arabi dhe ka rritur operacionet në Jemen, ka theksuar se në burgjet e al-Ha’ir dhe Tarfiya janë arrestuar shumë përkrahës të Shtetit Islamik.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sërë bombardimesh dhe të shtënat në Arabinë Saudite që nga nëntori 2014, që kanë vrarë më shumë se 50 persona, shumica prej tyre shiitëve, si dhe më shumë se 15 anëtarëve të forcave të sigurisë, transmeton Gazeta Blic.
Ndërkaq, zyratërt në Arabinë Saudite kanë deklaruar se mbështetësit e Shtetit Islamik në Arabinë Saudite veprojnë në mënyrë të pavarur, duke e vështirësuar mundësinë e forcave të sigurisë në Arabinë Saudite për t’i zbuluar.