Ligji për kontrollin e duhanit që kishte hyrë në fuqi, nga muaji maj i vitit 2013dhe nuk po respektohet aspak dhe si duket po rezulton që bartësit e instutucionve të jen shkelsit më të shpesht të këtij ligji. Një rast i tillë ka ndodhur me Kryetaren e Kuvendit komunl të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhep,e cila ka ndjekur shembullin e keq të Lutfi Hazirt pasi edhe ky i fundit kishite shkelurr më parë ligjin i cili ndalon pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura.
Në një foto të siguruar nga GazetaBlic, Valentina Bunjaku Rexhep, shihet n duke pi duhan brenda ne nje kafiteri ku është e ndaluar pirja e duhanit!
Ligjin e njëjtë e ka shkelur edhe Ministrja pa portofol e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri.
Raste të tilla kur ligjet shkelen nga vet ata të cilët i kanë miratuar këto ligje, nuk është se kontribuojnë në thirrjet që vazhdimisht ju bëhen qytetarëve që të respektojnë ligjin, e posaçërisht ligjin kundër pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura.