Justin Timberlake ka firmosur kontratën për të bërë muzikë dhe për të dubluar zërin e një personazhi protagonist në filmin e ri të animuar të “Dream Works”.
Në komedinë e titulluar “ Trolls”, Timberlake do të shkruajë dhe do performojë këngë origjinale.
Në një deklaratë të marrë nga “E! News” këngëtari dhe aktori i njohur shpreh se është shumë i entuziazmuar nga ky projekt i ri.
“Gjithmonë kam dashur që t’i bëjë bashkë të dyja botët, të filmit dhe të muzikës dhe jam shumë i emocionuar që kjo do ndodh në “Dream Works”. Ky film do të jetë shumë special, muzika do të jetë shumë speciale,”- rrëfeu Justin.
Timberlake kthehet përsëri në botën e kinematografisë pas një shkëputje në prill të viti të kaluar, kur erdhi në jetë djali i tij, Silas.