Lajmet e fundit

Kosova s’ka vend për asgjësimin e barnave

Kosova ende nuk ka vend të posaçëm për asgjësimin e barnave. Tash e sa vjet, barnat pa afat apo të panevojshme qëndrojnë në vende të pasigurta, për shkak të mosplotësimit të kushteve në vendet për asgjësim.

Qeveria dhe Ministria e Mjedisit tani për tani janë duke pritur që të fillojë projekti i cili mbështetet apo financohet nga Komisioni Evropian.

Qeveria ka përzgjedhur një lokacion të përkohshëm për asgjësimin e barnave pa afat e gjithashtu edhe mjetet janë siguruara nga Komisioni Evropian, e që janë afër 13 milionë euro. Kështu, besohet që për 2 eventualisht 3 vite do të ndërtohet, ky vend me disa magazina për t’i ruajtur llojet e ndryshme të mbeturinave të rrezikshme, tha Enver Tahiri, udhëheqës i Divizionit për administrimin e kimikateve pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Problem për Divizionin për administrimin e kimikateve dhe mbeturinave, sipas Tahirit, është se nuk është arritur ende të bëhet zgjidhje definitive për infrastrukturën e nevojshme.

Tahiri tha se mbeturinat e tilla, kryesisht ato që janë të rrezikshme, trajtohen nëpër impiante me djegie , insinerim, zakonisht quhen inspirator të cilët një kohë në Kosovë i kanë pasur në disa qendra spitalore, si Prishtina, Ferizaj pothuajse të gjitha por ato i kanë ndalur për shkak të rrezikut për infeksion për helmim.

Remzie Thaçi nga Inspektorati Farmaceutik i Kosovës është shprehur e shqetësuar se ende nuk ekziston ky vend dhe se çdo herë janë të interesuar që për produktet që duhet të shkatërrohen të krijohen kushte.

Qeveria dhe Ministria e Mjedisit shpresojnë që ky projekt të finalizohet deri në vitin 2018 sepse është shumë e rëndësishme për asgjësimin e mbeturinave në vendin e duhur. / KP

Leave a Reply

Your email address will not be published.