Lajmet e fundit

Italia veprimin e Koresë Veriore e quan ‘provokim’

Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni, përmes një bisede telefonike me homologun e tij japonez, kanë diskutuar mbi ‘reagimet e nevojshme të komunitetit ndërkombëtar’, mbi veprimin e Koresë Veriore të cilën Roma e quan ‘provokim’.

Aktualisht, Japonia mban kryesimin e rradhës së Grupit të 7-të për vendet e industrializuara, ndërsa në atë grup bën pjesë edhe Italia.
Ministria e Jashtme e Italisë përmes një deklarate ka theksuar se prova e armëve bërthamore nga Korea e Veriut ‘paraqet një shkelje të rëndë të të drejtës ndërkombëtare dhe të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale.’
“Ne denojmë një shkelje të tillë dhe i bëjmë thirrje Koresë së Veriut të resektojë detyrimet e saj ndërkombëtare,” vazhdon deklarata.
Korea Veriore ka njoftuar se suksesshëm “e ka testuar” bombën nukleare të hidrogjenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.