Avokati i njohur Gashi, ka thënë se do të marrë pjesë në protestën e opozitës me 9 janar.
Madje Gashi, u ka ba thirrje edhe të tjerëve që me marrë pjesë në protestë, për të cilën shpreson me qenë e qetë e pa dhunë.
Mirëpo se e a janë në dijeni liderët opozitarë se ditën e protestës ka me iu bashkangjitë edhe Tomë Gashi, ai shpreson se Televizioni Rrokum me i njoftue për ketë fakt.
Avokati po ashtu thotë se ka vendosë me i hy politikës, por këtë ka me e ba mbas përfundimit të mandatit të Gjykatës Speciale.
Disa kohë ma parë, në studion e lajmeve të Televizionit Rrokum, ai pranoi simpati për ish-kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që simbas tij, ai asht i vetmi që mundet me i çue proceset përpara.
https://www.youtube.com/watch?v=qkN655gM0ds