Forca e Sigurisë së Kosovës edhe pse ende nuk është shndërruar në ushtri, ajo po pajiset me armë që përdoren nga ushtritë moderne.
Ministria e FSK-së ka shpallur tender për blerjen e 50 antiplumbave për nevoja të Policisë së Forcës.
“AK i MFSK-së dhe FSK-së, ka për qellim që të lidhet një kontratë kornizë me një OE që do të ketë kapacitet për furnizimin me Jelek antiplumb, për nevoja të Policisë se Forcës së FSK-së, komfor specifikacionit teknik për produktin e dhënë në DT”, thuhet në vendimin që e posedon Indeksonline.
Kohëzgjatja e kësaj kontrate parashihet të jetë 24 muaj