Ministri për Punë, Punësim e Çështje lufte dhe sociale i Serbisë Aleksandar Vulin dhe drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, Kërshëndellat ortodokse i presin në Kosovë. Aleksandar Vulin do të marrë pjesë në liturgjinë në Patrikanën e Pejës e pastaj do të vizitojë Gorazhdecin ku në shkollën fillore do të shpërndajë dhurata, njoftojnë medie serbe
Në liturgjinë e Kërshëndellave në Manastirin e Deçanit do të marrë pjesë drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq.
Gjuriq mbrëmjen e Kërshëndellave do ta kalojë me besimtarët në Mitrovicë në Kishën Shën Dhimitri.