Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe QKU-ja kurdisin tenderët për furnizim me barna

Për mos respektim të dispozitave ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik, Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka ka anuluar tenderin Ministrisë së Shëndetësisë(MSh) për furnizim me barna nga lista esenciale.

Gjykata për tender obligon autoritetin kontraktues në këtë rast MSh-në të bëjë ndryshimin e specifikacionit teknik për Lot 9, duke mundësuar pjesëmarrjen më të gjerë të operatoreve ekonomik potencial, transmeton kosovapress.

“Aprovohet ankesa e OE “DRENI PHARM” me seli ne Prishtinë, Iidhur me aktivitetin e prokurimit ‘furnizim me barna nga lista esenciale-Lot 9’, iniciuar nga autoriteti kontraktues- Ministria e Shëndetësisë, si e bazuar. Mos respektimi i këtij vendimi, detyron panelin shqyrtues konform dispozitave ligjore të nenit 25 paragrafi 8 dhe 131 te LPP-sé nr. 04/1—042, të ndërmarrë masa ndaj autoritetit kontraktues dhe zyrtarit kryesor të prokurimit të autoriteti kontraktues”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Autoriteti kontraktues, Ministria e Shëndetësisë, përmes parashtresës me shkrim ka njoftuar Panelin shqyrtues se nuk pajtohet me konstatimet dhe mendimin e ekspertit shqyrtues/teknik, të dhënë në raportin e ekspertizës.

“Pretendim i operatorit ekonomik ankues për shkelje të nenit 7 dhe 28 të LPP-së, paneli shqyrtues bazuar ne te gjeturat e eksperti shqyrtues/teknik konstaton se qëndron, për faktin se autoriteti kontraktues te kërkesa në të cilën është përcaktuar forma farmaceutike “Sol për inj. (d.m.th. që injeksioni të jetë i tretur-tretësirë), e përcakton automatikisht prodhuesin, për arsye se në AKPM, është i regjistruara vetëm një prodhues i Methylprednisolone në gjendje (formën farmaceutike)”, thuhet në raportin e ekspertizës.

Po ashtu OShP ka aprovuar ankesën e edhe të OE “Redoni HM”, lidhur me procedurën e prokurimit me titull: ‘furnizim me citostatikë”, të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues, Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

“Anulohet, vendimi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, lidhur me procedurën e prokurimit me titull: “furnizim me citostatikë”, si i pa bazuar, dhe njëherësh urdhërohet që ky tender të anulohet dhe i njëjti të ritenderohet nëse QKUK ka ende interes për të”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.