Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka deklaruar se skuadra e tij u mposht për shkak të moskujdesit dhe humbjes së përqendrimit.
Shqipëria u mposht 1 me 0 nga Portugalia në sekondat e fundit të ndeshjes pas golit të Miguel Velosos.
“Ndaj skuadrave të tilla luhet me fokus të lartë. Mund të kishim humbur edhe më herët. Humbja e përqendrimit në fund ose mendimi se siguruam pikë na shkaktoi humbjen”, ka deklaruar Cana për “Supersport” pas takimit.