Lajmet e fundit

Skeçi i Stupcave ngjall reagime edhe te mediat serbe

Skeçi humoristik i grupit të artistëve “Stupcat”, në të cilin, përmes karaktereve të luftës së UÇK-së, satirizojnë disa komandat të kësaj ushtrie, e që ka nxitur debat të ashpër në opinionin vendor, është komentuar edhe në mediat serbe.

Është mediumi i njohur serb B92 që ka botuar një shkrim lidhur me këtë skeç. Aty flitet se, si ky grup artistësh në një film të shkurtër, kanë treguar për disa pjesëtarë të UÇK-së që planifikojnë uzurpimin e pronave pas përfundimit të luftës në vitin 1999.

Gjithashtu në këtë shkrim, thuhet se si veteranët e UÇK-së kanë reaguar lidhur me këtë skeç, duke e kritikuar grupin e artistëve.

Aty shkruan edhe për reagimin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka kërkuar që të ndërpritet sulmi dhe linçimi i artistëve

Leave a Reply

Your email address will not be published.