Lajmet e fundit

Donika Kadaj : Sipas nenit 124 duhet me fillu procedurat e arrestimit ndaj Isës e Hashimit për tradhëti kombëtare!

“Mendoj se kemi tregue se na nuk jemi ne lufte me ligjet, por me dy marreveshjet e damshme”, tha e ftuemja e pare ne Rrokum Roll, Donika Kadaj-Bujupi, AAK.

Tue e cilesue perndjekje politike arrestimin e deputeteve te opozites, Bujupi vleresoi se ka pase shkelje te procedurave.

“Perderisa prokurores ju asht lejue me shkrue aktakuze 5 faqe, neve na u ndalue me fole kur u pergjigjem me pyetje vec me PO/JO”, tregoi Bujupi.

E simbas saj, ndaj Mustafes e Thacit, duhet me u fillue procedurat per tradheti kombetare.

“Pertej asaj qe Kushtetuesja dha vendim, ata kane komoditet te qeverisin”, theksoi Kadaj-Bujupi.

Krejt cka na kerkojme asht terheqja e ketyne marreveshjeve, e dini edhe vete se Mustafa e Thaci kane pretendue se asnji presje e kesaj marreveshje s’asht antikushtetuese, e tash po dalin 23 nene antikushtetuese, tha Bujupi lidhun me shkrimin e zotni Thacit sot ne Facebook.

“Konsideroj se zotni Thaci e ka humb legjiminitetin moti”, tha Bujupi tue i permend premtimet e parealizueme, dhe tue thane se deklarimet e tij ishin vec per fushate elektorale.

“Korrupcioni nuk mundet me luftue se vet asht i korruptuem”, tha nder tjera Bujupi.

Veprimet e tyne tregojne se me qytetarin jane shkeput tanesisht, per veti jane mire e me popullin komunikimin e vetem e kane vec me ane te rrjeteve sociale.

Gjate bisedes, tue diskutue per Qeverine e vendit, Bujupi tha se veprimet e Qeverise jane veprime diktatoriale, madje ajo u shpreh bindshem tue thane se kjo s’asht hera e pare qe po e thote kete gja.

“Ju nuk mund te keni nji Qeveri legjitime nese Kryeministri e ka shkele Kushtetuten, i kemi pase dy raste te shkeljes se Kushtetutes qe kane qene ma te vogla por ata persona kane dhane doreheqje”, shtoi ajo.

Tue e cilesue tragji-komedi, Bujupi tha se Mustafa nuk duhet me qendrue as 5 minuta ne Qeveri, nese nenshkroi dicka per vendin ne nji gjuhe qe ai nuk e kupton.

“9 Kallnori ka me qene nji kapitull i ri per vendin, prandaj i thrras te gjithe qytetaret pa dallim ne parti politike me ardhe ne Prishtine, me ba nji ndryshim substancial per vendin”, nenvizoi nder te tjera deputetja e AAK’s.

Leave a Reply

Your email address will not be published.