Lajmet e fundit

Musmurati: Qeveria nuk tërhiqet pavarësisht thirrjes së opozitës

Sekretari i përgjithshëm i PDK’së, Basri Musmurati, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës nuk e ka ndërmend të tërhiqet pavarësisht thirrjes së opozitës.
Ai ka thënë se protesta e opozitës, e paralajmëruar për 9 janar, është e panevojshme.

Musmurati ka vlerësuar se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe duhet të diskutohet në Kuvend, dhe nëse aty vendoset se është antikushtetues, atëherë le të kërkohet anulimi i saj, në të kundërtën thotë se lëshimet eventuale mund të përmirësohen me tastin e hartimit të statutit për Asociacionin.

Sipas tij, marrëveshja ndërmjet PDK’së dhe LDK’së do të respektohet dhe Hashim Thaçi do të bëhet president.

Gjithashtu, ka bërë me dije se, pas shkuarjes së Thaçit në Presidencë, Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të qeveriset nga PDK’ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.