Në lidhje me dëmet dhe vërshimet e shkaktuar gjatë ditës së sotme në vend e sidomos në komunën e Malishevës, ka reaguar edhe kryetari i NISMA për Kosovën Fatmir Limaj.
Ai nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shprehur mirënjoje dhe mbështetje për qeverinë komunale e cila është shumë e mobilizuar dhe në krye të detyrës së saj për t’u dal në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë:
“Reshjet e shiut mbrëmë dhe sot kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa pjesë të Kosovë. Deri më tani komuna e Malishevës është në situatën më të vështirë nga këto përmbytje. Shfrytëzoj rastin të shprehi mirënjohjen dhe poashtu mbështetjën tonë për qeverinë komunale e cila është shumë e mobilizuar dhe në krye të detyrës së saj për tu dal në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë.
Gjithashtu mirënjohje për qytetarët të cilët janë aktivizuar së bashku me qeverinë komunale në ofrimin e ndihmës familjeve të prekura.
Unë pres që organet qendrore të aktivizohen dhe tu dalin në ndihmë zonave të prekura nga vërshimet.
Falenderoj zotin që deri tani nuk kemi pas viktima në njerëz.
F. L”