Veturat zyrtare, tashmë jemi mësuar që t’i shohim vend e pa vend.
Një e tillë është parë në sheshin kryesor të Prishtinës, raporton Gazeta Fjala.
Vetura zyrtare 03Z-01-17, ka qëndruar e parkuar në sheshin ‘Nëna Tereza” në Prishtinë, ndonëse është e ndaluar që të parkohet në këtë vend. Vetura zyrtare në foto i takon Kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri.
Siç duket personave zyrtarë, në këtë rast kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri nuk po i lënë përshtypje mesazhet e kryeministrit Isa Mustafa i cili paralajmëruar masa për ndalimin e përdorimit të veturave jashtë orarit të punës që shfrytëzohen për nevoja private.
Ndryshe kjo veturë që shihet në foto muaj më parë kishte pësuar një aksident, me çrast ishte dëmtuar shumë dhe ngjarja kishte ndodhur poashtu pas mesnate, orar kur e njëjta duhej të ishte e parkuar në oborrin e komunës së Pejës. Rasti si i tillë nuk ishte raportuar në Policinë e Pejës.