Gianni De Biasi, përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, ka thënë se është i mërzitur që lojtarët e tij pësuan humbje në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Portugalisë.
Ai ka pranuar se kuqezinjtë nuk luajtën mirë në pjesën e parë, por shtoi se skuadra duhet të mësojë nga humbjet.
“Jemi të mërzitur që pësuam në fund. Në pjesën e parë vuajtëm, kurse në të dytën luajtëm mirë. Keq që pësuam gol në fund. Duhet të mësojmë nga humbjet dhe i kam thënë ekipit që të jeni më të kthjellët dhe elastikë”, ka thënë strategu italian pas ndeshjes për TVSH.