Lajmet e fundit
Santos: Të gëzuar që mposhtëm një skuadër të fortë si Shqipëria

Santos: Të gëzuar që mposhtëm një skuadër të fortë si Shqipëria

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, në konferencën për shtyp pas ndeshjes është shprehur i lumtur që ka mposhtur Shqipërinë.

“Mund të shënosh në fillim, por mund të realizosh në fund, pasi ndeshja ka 90 minuta. E rëndësishme është të fitosh ndaj një ekipi të fortë si Shqipëria, pasi trajneri De Biasi ka bërë një punë të shkëlqyer, siç e thashë edhe para takimit”, ka thënë Santos.

“Shqipëria ishte e fortë në mënyrë kolektive dhe mund të them që Cikalleshi, Xhaka apo Lenjani, ishin lojtarë të aftë teknikisht”, u shpreh portugezi Santos, ekipi i të cilit tashmë kryeson grupin në kuotën e 15 pikëve, raporton Panorama Sport.

Portugalia fitoi takimin në minutat e fundit fal golit të Miguel Velosos.

Leave a Reply

Your email address will not be published.