Një person i lidhur këmbë e duar më zinxhirë është gjendur i vdekur në Murqin të Krujës mëngjesin e kësaj të enjteje.
Trupi i pajetë i cili dyshohet se i përket Gazmend Çollakut i cili u morr pendg një natë më parë nga 4 persona të maskuar si polic në një lokal në Durrës. Viktima është qëlluar me armë zjarri.
Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen, dhe identifikimin e viktimës të veshur me xhinse një xhup të zi dhe atlete, raporton gazeta shqiptarja.com.