Lajmet e fundit

Bomba me hidrogjen, SHBA-të, Japonia dhe Korea Jugore do reagojnë së bashku

SHBA-të, Korea Jugore dhe Japonia kanë deklaruar se do të qëndrojnë të bashkuara në reagimin e tyre ndaj Koresë së Veriut e cila ka pretenduar se ka tëstuar me sukses një bombë me hidrogjen.

Korea e Veriut të mërkuren ka deklaruar se ka kryer me sukses tesimin e bombës me hidrogjen, shkruan BBC.
Gjithashtu, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka rënë dakord për të filluar hartimin e masave të reja kundër Koresë së Veriut, megjithatë egziston një dozë spekticizmi në lidhje me testimin e bombës me hidrogjen nga Korea e Veriut.

Shtëpia e Bardhë ka raportuar se Presidenti i SHBA-ve ka zhvilluar bisedime të ndara me presidenten e Koresë Jugore, Park Geun-Hye dhe me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se të trija vendet kanë rënë dakord për t’u përgjigjur bashkarisht ndaj sjelljeve të pamatura të Koresë Veriore.
Kryeministri japonez gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se ‘të trija vendet kanë rënë dakord se aktet e Koresë Veriore janë të papranueshme’, ndërkaq, presidentja koreano jugor, ka deklaruar se ‘ajo dhe Obama kanë rënë dakord të bashkëpunojnë ngushtë dhe se bashkësia ndërkombëtare do të do të bëjë çmos që Korea Veriore të paguajë çmimin përkatës.’

Leave a Reply

Your email address will not be published.