Lajmet e fundit

Tërrni i Ferizajt “zhytet” në ujë! [FOTO]

Pas reshjeve të fundit në Kosovë, një pjesë e fshatit Tërrn në Komunën e Ferizajt, është zhytur thuajse tërësisht në ujë, raporton Gazeta Blic.

Madje disave prej banorëve, uji iu ka shkuar deri te pragu i shtëpisë, ashtu siç edhe mund ta shihni nëpërmjet fotografive të mëposhtme, të cilat reporterja e Gazetës Blic i ka sjellë nga vendi i ngjarjes.

Ky fshat për çdo vit ballafaqohet me të njëjtin problem. Fshatarët shpeshherë edhe janë ankuar, mirëpo pa ndonjë sukses për një zgjidhje.

Përndryshe,  ditëve të fundit, uji i ka vërshuar edhe disa qytete e fshatra të tjera të Kosovës.

 

Untitled12483876_936793639702839_1775872928_n12476226_936793653036171_1293463045_n

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.