Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka ndryshuar mendjen në lidhje me fluksin e emigrantëve në BE. Ajo është shprehur se numri i emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në BE duhet të reduktohet, ndërsa kufijtë duhet të mbeten të hapur.
Merkel i bëri këto komente pasi Danimarka forcoi kontrollin kufitar dhe imponoi kontrollin e pasaportave për njerëzit që hyjnë nga Gjermania në Danimarkë, shkruan Express.uk, tranmseton Gazeta Blic.
“Për mua është shumë e rëndësishme që kemi arritur të zvogëlojmë fluksin e refugjatëve dhe në të njejtën kohë të ruajmë lëvizjen e lirë të njerëzve në Bashkimin Europian,” është shprehur Merkel.
Zona Shengen lejon lëvizjen e lirë nëpër 26 vendet të Europë, por pas fluksit të madh të refugjatëve lëvizja e lirë e qytetarëve në vendet e BE-së është në rrezik.
Merkel ka insituar se fluksi i emigrantëve duhet të trajtohet jashtë Gjermanisë, përmes bisedimeve për zgjidhjen e konfiktit në Siri dhe duke e inkurajuar Turqinë për të përmisuar kushtet për refugjatët.