Të mërkurën në mesditë ka pasur të shtëna me armë në Lipjan, afër një kafiterie.
Sipas Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit 6.35mm.
Si të dyshuar janë intervistuar një mashkull dhe një femër të nacionalitetit serb, qytetarë të Kosovës.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.