Trupi pa jetë i një femre i gjetur sot në Prishtinë, është i një pjesëtareje të police të Kosovës.
Sipas burimeve, viktima e cila u gjet sot, dyshohet se ka bërë vetëvrasje, transmeton Indeksonline.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh kishte njoftuar se në një shtëpi në Prishtinë është gjetur pa shenja jete viktima femër, vdekja e së cilës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.