Lajmet e fundit

Modelja më e çuditshme në botë (FOTO)

Winnie Harlow në të shkuarën ka qenë viktimë e bulizmit, ndërsa sot është një ikonë e pasarelave të modës.

Ajo nuk është e famshme vetëm për fizikun e asaj, por edhe për faktin se trupi është i mbuluar nga njollat për shkak të mungesës së pigmentit.

Modelja falë punës së saj, arriti që të thyente murin e perfeksionit të imponuar nga industria e modës.

Kompanitë Desigual dhe Diesel e kanë zgjedhur për fushatat e reja të publicitetit, ku dritëhijet e lëkurës së saj duken sikur janë të pikturuara.

Për të arritur deri këtu, asaj i është dashur shumë mund. Modelja ka një të kaluar me paragjykime dhe shumë herë dyert i janë përplasur fytyrës.

Që në moshën 4-vjeçare ajo është diagnostikuar nga njollat e lëkurës dhe për këtë ka qenë viktimë e bulizmit në shkollë.

Natyrisht që ishte e bukur dhe 1.78 metra e gjatë. Winnie Harlow vendosi që mungesa e pigmentit në lëkurë të mos i ndryshonte rrjedhën e ëndrrave.

Kur ishte 16 vjeç, një gazetar vuri re bukurinë e saj dhe postoi një video në Youtube, duke marrë 150 mijë klikime.

Por ajo që besoi tek Harlow, ishte ish-modelja Tyra Banks, duke e bindur që të merrte pjesë në konkursin ‘America Next top Model’.

“Ti që atë herë ishe një yll. Unë thjeshtë sa të dhashë një platformë për tu bërë yll për të gjithë. Më bëj krenare”, i shkruan Tyra Banks në një mesazh, të cilin Winnie Harlow e publikoi për Daily Mail gjatë javës së modës njujorkeze.

l

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.