Mohamed Salah duket se do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Milanit
Mesfushori i Romës, Mohamed Salah, i cili u lëndua në barazimin prej 3:3 ndaj Chievos, pritet të jetë i gatshëm për derbin që romakët e zhvillojnë ndaj Milanit të shtunën mbrëma duke filluar nga ora 20:45.
Mediat italiani raportojnë se testeve mjekësore kanë vërtetuar se Salah nuk ka pësuar lëndim serioz dhe se ka gjasa të mira të luaj ndaj Milanit.
Romakët kanë vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit dhe janë gjashtë pikë prapa liderit, Interit. /Express/