Lajmet e fundit

Qeveria miraton nesër rritjen e pensioneve për kontributdhënës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e nesërme, ndër të tjera do të shqyrtojë Propozim-vendimin për rritjen e pensioneve për kontributdhënësit.

Kjo do të jetë pika e dytë e rendit të ditës, për mbledhjen e nesërme të Qeverisë.

Më parë është raportuar se Qeveria e Kosovës ka siguruar 23 milionë euro shtesë për pensionet, me të cilat prej 1 janarit të vitit 2016, do të bëhet rritja e pensioneve për pensionistët kontributdhënës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kishte siguruar pensionistët se në këtë drejtim janë bërë edhe konsultat e nevojshme me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Leave a Reply

Your email address will not be published.