Lajmet e fundit

Ministri Hoti: dilni në terren e shihni efektet në ekonomi!

Ministri i Financave, Avdullah Hoti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka sqaruar politikat fiskale dhe efektin e tyre gjatë vitit 2015.

Ai ka shkruar se para se të jepen vlerësime për efektet në ekonomi të politikave fiskale është mirë të vizitohen kompanitë që kanë fituar nga këto politika.

Lexoni postimin e plotë të Hotit:

POLITIKAT FISKALE DHE EFEKTI I TYRE GJATE 2015

– Ekonomia po rritet,

– Investimet janë trefishuar,

– Normat e interesit kane rene përgjysmë sa kane qene para dy vitesh.

– Bujqësia po zhvillohet.

– Politikat fiskale kane dhënë efekte te prekshme ne muajt e fundit te vitit qe lame pas.

– Për tre mua janë rritur investimet e brendshme me mbi 30 mil dhe shteti ka hequr dore nga 5 mil TVSh qe do ta kishte mbledhur pa këto politika fiskale.

– Kostoja e shportës se konsumit te familjeve me te ardhura te ulëta ka rene.

Këto janë fakte.

Përpara se te jepen vlerësime për efektet ne ekonomi te politikave fiskale është mire te vizitohen kompanitë qe kane përfituar nga këto politika.

Vizitoni Klubin e Prodhuesve te Kosovës dhe do ju tregojnë ata me mire.

Vizitoni ndonjë nga 160 kompanitë qe kane marre autorizime për import te lendes se pare pa TVSh, dhe 150 te tjera qe kane importuar makineri pa TVSh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.