Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka theksuar se votuesit e LDK-së janë ata që më së shumti kanë arsye të protestojnë më 9 janar. Ajo në një shënim në Facebook ka theksuar se lideri i tyre, Isa Mustafa pos që nuk e realizoj premtimin e tij për hapjen e 120 mijë vendeve të reja të punës, preokopim kryeor ka zgjedhjen e Hashim Thaçit president.
Shënimi i plotë i Pantinës:
Pse votuesit e LDK kanë më shumë arsye për të dalë në protestë?
Më shumë se çdokush tjetër arsye për të protestuar të shtunën me 9 janar kanë votuesit e LDK-së. Gjate gjithë fushatës zgjedhore në qershor të vitit 2014 Isa Mustafa ju premtoj hapjen e 120 000 vendeve të reja te punës dhe ju bëri be e rrëfe se do e largoj Hashim Thaçin nga pushteti. Sot preokupimi kryesor I tij është si ta bëjë Hashim Thaçin president dhe pa fije turpi deklaron se LDK po ndjek frymën rugoviane. Pra të gjithë ju që nuk e doni Thaçin president me 9 janar në ora 14 00 shihemi te Biblioteka Kombëtare.
#hajnatnebug