Mundësitë për ndërrim të pozicioneve mes Isa Mustafës e Hashim Thaçit në institucionet e larta shtetërore, përkatësisht në Qeveri dhe në Presidencë, janë hedhur poshtë në dy partitë e koalicionit qeverisës PDK-LDK.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se marrëveshja e koalicionit qeverisës është e qëndrueshme dhe se deri tani nuk është diskutuar asnjëherë mundësia e rikonfigurimit të saj.
Në telefon ai ka thënë se as që është diskutuar ndonjëherë mundësia që posti i presidentit t’i jepet Mustafës e ai i kryeministrit ti kthehet Thaçit.
Të njëjtën e thotë edhe Basri Musmurati nga PDK.