Shtëpia e kulturës është e mbushur e qetësia është e plotë.Të gjithë këtu në Ferizaj po presin që të nis solemnisht tubimi i thirrur nga partitë opozitare .
Por personeli i zërimit duket se ka pak probleme andaj po mungon intonimi i himnit kombëtar
Megjithatë, është kryetari i degës se Vetëvendosjes, Emrush Xhemajli, ai që gjen një pikë alternative.
Për këtë i merr duartrokitje e publikut e të liderëve të Vetëvendosjes, AAK e Nismës, që këtë të enjte, erdhën t’i ftojnë ferizajasit ti’u bashkëngjiten protestës së tyre të thirrur me 9 Janar,njofton Klan Kosova.
I njëjtë me porosi është edhe Ramush Haradinaj.
Ky thotë se duhet të hiqen dilemat se opozita duke e kundërshtuar Asociacionin e Komunave serbe e demarkacionin me Malin e Zi është kundër ndërkombëtarëve.
Nga ana e tij, Fatmir Limaj, thotë se s’ka tjetër rrugëdalje pos që Kryemnistri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi, të ndryshojnë qasjen pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për AKS-n