I ftuem ne emisionin Rrokum Roll, të Televizionit Rrokum ishte Fatmir Limaj, nga Nisma per Kosovën.
Ne fillim te bisedes, Limaj foli per aktvendimin e Kushtetueses për AKS’n, tue thane se duhet te respektohet vendimi i saj, e simbas tij, ne respektim te vendimit hyn edhe marrja e pergjegjesive nga ata qe e shkelen Kushtetuten.
Limaj i kujtoi deklaratat e qeveritareve, te cilet thane se nese asht antikushtetuese marreveshja atehere ata kane me dhane llogari ligjore e kombetare.
“Keta njerez duhet me dhane llogarine qe kane thane se kane me dhane”, tha ai.
“Ka pase rrezik me ndodh permbysja e rendit politik e kushtetues, qe ne gjuhen popullore i bjen ristrukturim i shtetit dhe ishte krijue nji shtet i ndermjetem me kompetenca egzekutive”, dha si permbledhje te dameve, Limaj, qe kishte mund me i shkaktue marreveshja e AKS’s ne qoftese ishte implementue pa shkue ne Kushtetuese.
Simbas tij, qeveritaret po mundohen me gjete nji menyre, qe kjo marreveshje me u implementu, e qysh tha ai, kjo asht rrezik.
“E objektivi i 9 Kallnorit asht me ja ba te qarte se ata duhet me dhane llogari”, tha Limaj per protesten e 9 Kallnorit.
“Asht trishtuese, te ndjelle frige kush pe udheheq Kosoven”, tha Limaj, kur moderatori Jupolli ja kujtoi deklaraten e Kryeministrit Mustafa, i cili tha se dokumenti i marreveshjes se AKS’s ka qene anglisht.
“Qytetaret e Kosoves dijne me lexu, se aty thote kjo marreveshje nuk asht ne frymen e Kushtetutes, shqip asht”, tha Limaj per shkrimin e djeshem te zavendeskryeministrit Thaci, madje ai shtoi se “ata jane verbue per pushtet. Mundet me u jetue pa pushtet, por pa shtet jo”.
“Gjema nji vend n’Europe qe populli lejon me vazhdue me i qeverise, ata qe e kane shkele Kushtetuten”, tha ai.
“Mbas ketij vendimi s’ka rruge tjeter, vec zgjedhje ka. Ata qe e shkelen kushtetuteten e kane nji ‘shej.. me shkue edhe niher te populli’”, dha vleresimin e tij Limaj.
Nder tjera, Limaj tha se nese populli lejon me u drejtue nga keta qe e shkelen Kushtetuten, atehere mos te ankohen per shendetesi e krim t’organizuem.
“Pozita e vendit tone ne procesin e negociatave, dobesohet e rrenohet nese perfaqesohemi nga ekipi i njajte”.
“S’kam asnji dileme, dhe a e din pse, se kam besim ne te ardhmen e vendim tim”, u pergjigj Limaj ne pyetjen se a beson qe ka me pase zgjedhje ne 2016’n.
“Nese Qeveria refuzon me dhane llogari, na refuzojme me na qeverise”, perseriti Limaj.
“Kjo proteste duhet me qene proteste e qytetareve ne mbrojte te interesit te vendt dhe Kushtetueses, dhe me dhane llogari ata qe duhet. Le te bashkohen per te 9’tin e ne zgjedhje le te ja japin voten kujna te dojne, vec po i bajme thirrje me u ba bashke ne mbrojtje te Kushtetueses, nuk domethane qe jeni me opoziten”, ishte thirrja e Limajt per protesten e 9 Kallnorit.