Avokati i njohur Tomë Gashi, ka bërë me dije se më 9 janar do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga partitë opozitare. Ai ka paralajmëruar se mund të ndodh të inkuadrohet në politikë pas përfundimit të punës së Gjykatës Speciale.
Gashi ka thënë se në politikë është më i përafërt me deklaratat e ish- liderit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurtit.
Duke folur për marrëveshjet të cilat po i kundërshton opozita, Gashi ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur të vdekur marrëveshjen për Asociacion.
Sipas tij, ky Asociacion pengon funksionalizimin normal të shtetit të Kosovës./EpokaeRe/