Aktualisht po përpiqet që tek njerëzit të zgjoj ndjenjën e humanitetit. Këtë është duke e arritur, pasi falë apelit të tij për ndihmë, po ndihmohen njerëzit në nevojë. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Labinot Tahiri. Gjatë natës së mbrëmshme, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Labi ka treguar se nuk po mundet të flejë i qetë, për shkak të aktualitetit në të cilin po jetojmë.
Për më tepër lexojini fjalët e Labit:
Nata?
Sa dua të mbyll sytë që të bëj gjumin rehat, nuk mundem!
Provoj të kthehem në anën e djatht duke rënë shahadetin, prap nuk më ze gjumi!
Filloj anën e majt, prap nuk më zë gjumi!
A thua pse?
E kam përjetuar shumë herë këtë gjë, dhe njihem ndër shokêt dhe ne familje që mëse paku bëj gjumë!
Është një arsye pse nuk më ze gjumi!!!
Unë po e ndjejë se jam duke jetuar në Kosovë!
Po e ndjejë që këtu është vend që shumica po e mallkojnë! Vend që shumica më nuk i’a dim kimetin vendit tonë!
Popullit tonë!
Femijeve tanë! nxënësve, studentëve, Doktorave, pacientëve, mësuesit-mesueseve, profesor e profesorëve! Spitaleve, shkollave, parqeve, rrugeve, maleve, bagetive, fushave e lumenjeve, prodhimit të energjis sone qe e kishim, e tani nuk e kemi nën administrimin tonë por ne dore te huaj, familjeve skamnoreve, femijëve jetima, ushtarëve të rijut e pleqëve!! E shumë e shumë rasteve të tjera…..!
Qe pse nuk me ze gjumi!
Të gjitha këto që i permenda dikur i’a ditem kimetin e kishte hjeshillek.!
Sot po më duket ka ardhur koha sipas njerzve që të kallet Kosova, se sa të perparon!
Eh vendi ynë!
Dhasht Zoti që të na e mbushesh mendjen të gjitheve për një Kosovë e një Kombë shqiptarë të fuqishem, e jo të nënshtruar për shumë gjera te cilat po na dobesojnë çdo ditë e më shumë po na bêjnë të na përqajnë…!
Labinot Tahiri
Ferizaj Kosove e Shqiperise!
2016!