Lajmet e fundit

Befason De Biasi

Sapo kanë përfunduar rezultatet e përcaktimit të trajnerit më të mirë në botë (2015) për skuadrat kombëtare të shteteve. Është fjala për anketën autoritare të IFFHS-së (Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit) në të cilën votojnë vetëm anëtarët e saj historianë të futbollit. Dhe për futbollin e Kombëtares së Shqipërisë përfundimi i këtij referendumi tradicional prej shumë vitesh përmban një lloj sensacioni. Sepse për herë të parë në histori, në 10 trajnerët më të mirë të botës për skuadrat kombëtare fiton edhe një trajner i Kombëtares së Shqipërisë, në këtë rast Gianni ni De Biasi, raporton panorama sport.

Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë dhe merret me mend se ndodh për shkak të suksesit të madh të Kombëtares së Shqipërisë, e kualifikuar për në 24-she të FRANCA 2016 të Kampionatit Europian të Futbollit. IFFHS, në komunikatën e saj zyrtare, thekson se: “50 ekspertë të historisë së futbollit i kanë dhënë pa mëdyshje vendin e parë trajnerit të Kilit, Jorge Sampaoli – fitues i Kupës Amerika 2015, i cili fitoi 136 pikë të votimit, duke lënë mbrapa trajnerin e Gjermanisë, Joachim Low dhe atë të Anglisë, Roy Hogdson….

Ndërkaq, trajneri zviceran Marcedl Koller ka arritur të renditet i 4-ti për nivelin e shkëlqyeshëm të Austrisë, por nuk mund të zvogëlohen emrat e trajnerëve Michael O’Neill i Irlandës së Veriut, Giovanni De Biasi i Shqipërisë, Lars Lagerback i Islandës dhe Chris Coleman, të cilët me meritë fitojnë në dhjetëshen më të mirë”. Në përfundim të votimit të referendumit, renditja zyrtare e IFFHSsë dhe pikët e votimit të dhjetëshes së botës të trajnerëve më të mirë të ekipeve kombëtare është kjo:

1. Jorge SAMPAOLI / Kili 136
2. Joachim LOW / Gjermania 57
3. Roy HOGDSON / Anglia 46
4. Marcel KOLLER / Austria 29
5. Michael O’NEILL / Ir. e Veriut 25
6. Giovanni DE BIASI / Shqipëria 23
7. Lars LAGERBACK / Islandë 22
8. Vicente DEL BOSQUE / Spanjë 18
8. Chris COLEMAN / Uells 18
10. Gerardo MARTINO / Argjentina 14

Leave a Reply

Your email address will not be published.