Lajmet e fundit

Si të përballesh me një partner xheloz

– Diskutoni problemin tuaj vazhdimisht me partnerin, mundohuni të ruani bisedën në një nivel të qetë, për të qenë bindëse dhe aspak kundërshtare për mendimet e partnerit.

– Sigurojeni atë që çdo gjë shkon mirë mes jush. Asgjë nuk ju pengon që çdo gjë të realizohet sipas dëshirave tuaja. Mjafton që ju të bashkëbisedoni për gjithçka.

– Jini kërkues, por jo agresivë. Nëse flisni me nervozitet, ju mund të thoni në fillim atë që duhet thënë në fund, apo nuk duhet thënë fare.

– Mos jini alarmues. Jepini çdo gjëje kohën e vet. Nëse do e bëni alarmante një gjendje, nervoziteti vetëm sa do e tensionojë gjendjen.

– Matuni para se të flisni në mënyrë që të shmangni konfliktet e panevojshme. Jepni ide bindëse dhe qarta, jo gjëra të pamenduara mirë, për të cilat mund të pendoheni më vonë.

– Bëhuni të këndshëm dhe të qartë në bisedat me partnerin. Duke qenë e dashur më të, mund t’i falni ngrohtësinë dhe besimin që i mungon. Një partner xheloz e ka atë ndjesi të lindur dhe nuk mund të gjykohet për këtë, por vetëm të ndihmohet për ta kapërcyer.

– Jini fleksibël dhe mësoni të bëni kompromise. Jo gjithmonë duhet të bëni si doni vetë. Jeta në çift do të thotë ta pranosh partnerin si është, me të mirat e të metat e tij. Duhen bashkëpunim dhe përshtatje.

– Të kuptuarit është vetëm një pjesë e përballimit të këtij emocioni ndaj partnerit.

– Përpiquni të kuptoni ndjesitë e tij apo të saj dhe mos u përpiqni ta bëni atë të ndjehet në faj.

– Përpiquni ta mbështetni partnerin tuaj sa më shumë të mundeni.

– Duke i krijuar një komoditet të përkohshëm shpesh mund të ndihmoni në zgjidhjen e problemeve me partnerin, dhe si rrjedhim mund të çrrënjoset tërësisht xhelozia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.