Pas një aksidenti mes dy autobusëve të kompanive të ndryshme në Ferizaj, dy persona janë përleshur mes vete, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me një aksident trafiku në mes të dy autobusëve të dy kompanive janë përleshur fizikisht me dy viktima meshkuj K/Shqiptarë”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka konfirmuar se viktimat kanë pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.