Nga shumë probleme e ankesa për shëndetësinë kosovare gjatë vitit 2015-të ka qenë edhe furnizimi me barna. Porky nuk ishte problem edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, përfaqësuesit e së cilës thonë se furnizimi me barna gjatë vitit 2015 ka qenë më i mirë se në 2014.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti për KosovaPress, tha që mbulueshmëria me barna dhe material shpenzues nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga buxheti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka qenë më i mirë se sa në vitet paraprake.
Hoti ka theksuar se furnizimi me citostatikët ka arritur të mbulohet me mbi 88 për qind.
Hoti: Furnizimi me barna këtë vit më i mirë
“Do të them që gjatë vitit 2015, sa i përket sektorit shëndetësore, përkatësisht institucioneve publike shëndetësore të cilat furnizohen me barna dhe material shfrytëzues nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga buxheti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës është arritur që ta kemi një mbulueshmëri shumë më të mirë se sa viteve paraprake. Të dhënat zyrtare nga QShSKUK tregojnë pë r vlera të larta të furnizimit me barna që arrinmbi 70 për qind”, tha Hoti.
Hoti madje ka thënë se kategoria më e veçantë të cilës i kushtohet vëmendje më e madhe është furnizimi me citostatikë, ku është arritur 88 për qind e furnizimit.
Ai gjithashtu ka treguar se është i rëndësishëm edhe furnizimi i barnave për pacientët të cilët janë të prekur nga sëmundjet maline, dhe se furnizimi i kësaj kategorie gjatë kohës së verës ka qenë pozitiv, ku ka arritur në 90 për qind të furnizimit.
Hoti: Furnizimi me citostatikë mbi 88 për qind
“Furnizimi me citostatikë ka arritur në total mbi 88 për qind, ndërkohë që edhe furnizimi me material shpenzues sillet rreth 70 për qind. Sa i përket shërbimeve profesionale të shëndetit mendor, ato janë gati 90 për qind, ndërkohë që spitalet e përgjithshme të cilat janë pjesë e ShSKUK-së kanë një furnizim mbi 82 për qind do të thotë janë vlera të cilat nuk janë arritur në vitet e kaluara. Një kategori e veçantë të cilës i kushtohet vëmendje e madhe është furnizimi me citostatikë. Pra, furnizimi me barna për pacientët të cilët janë të prekur me sëmundjet maline dhe është e rëndësishme, dhe është shumë pozitive që me muaj të caktuar sidomos gjatë verës furnizimi i kësaj kategorie ka arritur në vlera mbi 90 për qind që nuk është arritur asnjëherë “, ka thënë Hoti për KosovaPress.
Hoti madje ka treguar se furnizimin për barna dhe material shpenzues për ShSKUK dhe spitalet e përgjithshme e ka bërë vetë ShSKUK-ja, nga buxheti që është deleguar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ministria ka pasur në kompetencë furnizimin e kujdesit parësor shëndetësor me barna.
Por furnizimin me barna ndryshe e sheh, anëtarja e Komisionit të Shëndetësisë nga radhët e Aleancë s për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.
Kadrijaj tha për KosovaPress se ka pas manipulime me tenderë, manipulime këto të cilat kanë bërë që të ketë zvarritje të barnave jetike, përfshirë këtu edhe citostatikët. Ajo tha se këta tenderë iu janë dhënë kompanive të udhëhequra nga njerëz të politikës.
Kadrijaj: Tenderët për barna iu dhanë njerëzve të politikës
“Ju e dini se ka pas raste kur është manipuluar me tenderë dhe kapas zvarritje tësigurimit të barnave qoftë jetike, citostaikëve për shkakse tenderi në vend që tëju jepet asaj kompanie e cila i ka plotësuar kushtet ligjore, iu ka dhënë një kompanie e cila ndoshta ka qenë tre-katër fish më e shtrenjtë vetëm që ajo kompani është e udhëhequr nga njerëzit e politikës, ndërsa pacientët kanë mbet me muaj të tërë në blerjen e citostikëve dhe barnave të tjera. Ndërsa, ju e dini shumë mirë q ë citostatikët e kanë një kosto të lartë buxhetore që është shumë e vështirë të sigurohen nga pacientët duke e ditur gjendjen e rëndë ekonomike sociale të cilën e përjetojmë”, ka thënë Kadrijaj.
Kadrijaj, gjithashtu ka treguar për KosovaPress, se buxheti i barnave i cili kishte kaluar nga MSH, në Qendrën Klinike Universitare, tani është kthyer prapë nën menaxhimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ajo ka kujtuar periudhën kur furnizimi me barna ka qenë nën menaxhimin e MSH, ku thotë se as në atë periudhë nuk ka pas ndonjë efikasitet. Madje, ajo ka theksuar që në këtë periudhë MSH, ka blerë barna pa banderola, por thotë se nga e gjithë kjo këtu po pëson vetëm pacienti.
Kadrijaj: Mungesa e barnave esenciale
“Me aq sa di, buxheti prapë do të shkoj në menaxhim të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pse në fakt edhe në periudhën kur është menaxhuar nga Ministria e Shëndetësisë nuk e kemi pas ndonjë efikasitet në punë. Bile, bile ka ndodhur që gjitha kërkesat që kanë shkuar nga institucionet shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë as sot e kësaj dite ato kërkesa të furnizimit të institucioneve nga mungesa e barnave esenciale nuk i furnizon institucionet as 50 për qind. Por e dimë shumë mirë edhe skandalet në atë periudhë kur Ministria e Shëndetësisë, ka blerë barna me afat të skaduar dhe ato barna me afat të skaduar i ka distribuuar nëpër qendra të ndryshme, qoftë të mjekësisë familjare, qoftë nëpër qendra rajonale, dhe mungesa e insulinave, pastaj blerja e barnave të cilatnuk kanë qenë në listë esenciale kanë qenë edhe pa banderola, barna të cilatnuk janë lejuar të qarkullojnë në Kosovë. Ndërsa, janë blerë nga vetë Ministria e Shëndetësisë, nuk ka pas menaxhim të mirë as në Ministrinë e Shëndetësisë, por as në Qendrën Kliniko Universitare dhe në fakt në të gjithë këtë katrahurë po pëson qytetari dhe po pësojnë pacientët”, ka rikujtuar Kadrijaj.
Ndërsa, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni, thotë se klinika që ai drejton gjatë vitit 2015-të ka pas një furnizim të qëndrueshëm me barna.
“Klinika e Onkologjisë në këtë vit në shërbimin e kimio-terapisë e ka pas njëfurnizim të qëndrueshëm, një furnizim nëse e llogaritim në përqindje na del rreth 90 për qind. Ka qenë 7 deri në 92 për qind, do të thotë në varësi të periudhave, ka qenë një furnizim stabil, ka qenë një furnizim që në pjesën e madh të produkteve i ka mbuluar por normalisht ka pas disa periudha të shkurtra kohore të cilat janë mbuluar dhe nuk kanë paraqit dot. Disa produkte të cilat na u kanë paraqitur janë produkte me të cilat nuk ka pas kontratë, por që për fat të mirëkëto produkte nuk janë të shtrenjta dhe janë mbu luar në pjesën tjetër”, tha Hyseni për KosovaPress nëpërmjet telefonit.
Hyseni përfurnizimin me citostatikë thotë se në Onkologji ka qenë 90 për qind.
“Mbulueshmëria me citostatikë nga instituti i onkologjisë ka qenë 90 përqind, 87-92 përqind mesatarisht 90-të.Ne gjithmonë luftojmë për më tepër, ne gjithmonë që të mos ketë furnizim 90 përqind por të ketë 100 për qind, dhe ne luftojmë që t’i ngritim shërbimet tona, të ngritim shërbime të reja”, tregon Hyseni.
Hyseni thotë se njëra nga objektivat kryesore të kësaj klinike për vitin 2016-të është edhe blerja e një aparature, e për këtë ai tha se do të kërkojnë edhe nga institucionet që të mundësojnë ta kenë këtë aparaturë. Gjithashtu ai tha se do të kërkojnë edhe furnizim më të madh të barnave./K.Press