Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë përballur me një sulm të pazakonshëm pasditen e së enjtes në kryeqytet.
Gjatë përpjekjes për ta arrestuar një të dyshuar për vjedhje, i cili strehohej në lagjen “Ulpiana”, policët janë sulmuar nga i dyshuari me gërshërë dhe kaçavidë.
NDËRLIDHUR
> Policia me Plan për Protestën e së Shtunës > Zjarret dhe Plumbat e Festës > Policia me Plan për Sigurinë Gjatë Festave > Dekorata për Policët Specialë
Sipas zëdhënësit të Policisë, Agron Borovci, 45-vjeçari me inicialet F.I., u rezistoi përpjekjes së policëve për ta arrestuar, duke i sulmuar me kaçavidë dhe një palë gërshërë.
“45-vjeçari, i akuzuar për vjedhje të rëndë, është arrestuar pas këtij incidenti. Ndërsa, asnjëri nga policët nuk ka marrë lëndime,” tha sot Borovci.
Sipas zëdhënësit të Policisë, personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij vazhdojnë hetimet.