Kryeministri Isa Mustafa gjatë ditës së sotme ka emëruar tre zëvendësimistrat e rinj në qeverinë të cilën ai e drejton.
Izmi Zeka është emëruar na kryeministri Mustafa, në pozitën e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim.
Izmi Zeka në mandatin e kaluar, në Qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi, ka qenë zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
I emëruari i dytë është Kurtan Kajtazi i cili është emëruar zëvendësministër në Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).
Kajtazi ka qenë deputetë në legjistlaturën e katër të Kuvendit në periudhën 2010-2014. Ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Fjala.
Si dhe Mevluedin Krasniqi është emëruar zëvendësministër në Ministrin e Shëndetësisë. Krasniqi ka qenë zyrtarë në Ministrinë e Infrastrukturës. Ai po ashtu është edhe pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.