Çarshia e Madhe në Gjakovë, Monument Kulture apo parking i Automjetëve ?
Çarshia e Madhe e Gjakovës, si monument i Trashëgimisë Kulturore është aset i mbrojtur me Ligj, dhe si atraksion turistik synon që të ndikojë në zhvillimin ekonomik te vendit. Përkundër investimeve të vazhdueshme të bëra nga Qeveria Qendrore dhe ajo lokale si dhe donatorët e ndryshëm, vlerat e saj kulturore dita me ditë po shkatërrohen. Këtë e deshmon edhe gjendja aktuale e saj ku shifet që kjo Çarshi me shumë i ngjanë një parkingut të automjeteve. Mbetet të kuptohet nga organet Komunale të Gjakovës të sqarojnë nese Çarshia e Madhe a është vend për këmbësor apo parking makinash?
Kështu shkruan në profilin e saj në Facebook, Saranda Hyseni, shefe e grupit të Asambleistëve të AAK-së në Gjakovë./KOSOVANEWS


