Lajmet e fundit

Qeveria: Kërkesat dhe kauzat e opozitës tani janë të shuara

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë komentuar kauzën e opozitës për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malit të Zi, duke thënë se kërkesat qoftë për shenjëzimin e kufirit, qoftë për marrëveshjen rreth Asociacionit të komunave serbe, tani janë të shuara.
Për protestën që pritet të mbahet nesër me kërkesat e partive opozitare për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për demarkacionit me Malin e Zi.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, tha se kërkesat e opozitarëve janë të shuara.
Ai tha se e kanë vendimin e prerë të Gjykatës Kushtetuese që tregon se duhet të vazhdohet me Asociacionin.
“Mendojmë që kërkesat dhe kauzat e opozitës tani janë të shuara, qoftë për shenjëzimin e kufirit, qoftë për marrëveshjen rreth Asociacionit. Ne kemi vendimin e prerë të Gjykatës Kushtetuese që tregon se duhet të vazhdohet me Asociacionin. Prandaj, edhe ftesat e tyre realisht janë të paqena në këtë moment dh e është mirë edhe të shuhen”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.
Ai ka komentuar edhe vendosjen e disa banera në mbikalimin e Fushë Kosovës, me mbishkrimin me “ 9 Janar protesto për Republikën”, “ Rroftë Republika! “ Zajednicë”, “ Zajednicë”, ku kryeministri Isa Mustafa ka një kovë që mban në duar duke lyer ‘Zajednicën’ me ngjyrë të kuqe, zëvendësi i tij, Hashim Thaçi mban në duar mbishkrimin ‘Zajednica’. Abrashi tha se këto grafitë janë pjesë e shprehjes së lirë dhe nuk ka komentuar më shumë.
“Pajë liri e shprehjes, kështu që s’ka ndonjë koment më të veçantë”, tha Abrashi.
Ky baner është i vendosur në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë, një ditë para protestës së thirrur nga opozita kundër marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi.
Ndryshe, ditëve të fundit në kryeqytet janë shfaqur disa grafite ku personazhe të tyre ishin presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Derisa për Jahjagën ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile dhe krerë institucional, duke quajtura si grafite me mesazhe seksiste, për grafitin e Veselit i cili ishte portretizuar si njëri nga udhëheqësit e mafies më të madhe në botë Toni Montana, ende askush nuk ka reaguar./kp

Leave a Reply

Your email address will not be published.