Lajmet e fundit

Kurti: Isa Mustafa duhet të shkojë në burg

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se kryeministri Isa Mustafa duhet të shkojë në burg për shkak të dëmit që i ka shkaktuar Kosovës.

“Nëse një person shkon në burg për shkak së i ka vjedhur 10 euro, pse nuk duhet të shkojë në burg një përdon që po ia fal një pjesë të Kosovës, Serbisë”, ka thënë Kurti në rtv21, transmeton.

Sipas tij, kryeministri Mustafa e ka lidhur fatin e tij me “Zajdenicën” e cila sipas tij ka vdekur. “Zajednica ka vdekur, tani është koha që edhe Isa Mustafa te shkojë”, ka thënë Kurti.

Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të dalin në protestën e nesërme dhe të kontribuojnë në shkarkimin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.