Lajmet e fundit

Dukagjin Gorani thërret për ‘zgjim’

Analisti Dukagjin Gorani do të jetë pjesë e protestës së nesërme organizuar nga partitë opozitare. Këtë ai e ka bërë publike në Facebook.

“Nesër. Në 1400h. Shihemi në shesh”, ka shkruar ai.

Duke e publikuar qëndrimin e tij, ai e ka shoqëruar postimin me këngën “Wake Up” (Zgjohu) të grupit “Rage Against the Machine”.

Tash e disa muaj është përfolur mundësia që Gorani të inkuadrohet në politikë përmes një subjekti të ri.

I pyetur nga KALLXO.com për pjesëmarrjen në protestën e nesërme, Gorani tha se qeveria aktuale e vendit duhet të ndryshojë.

“Meqë jam qytetar i këtij vendi. Meqë duhet të transformohet sistemi. E kjo fillon me ndryshim të qeverisë”, tha Dukagjin Gorani.

“Nesër i bashkohem pezmit shoqëror”, tha ai kur u pyet nëse po i bashkohet opozitës.

Dukagjin Gorani për disa vjet ka qenë këshilltar i ish kryeministrit Hashim Thaçi. Ai ishte bërë pjesë e ekipit të Thaçit në vitin 2007, ndërsa ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në maj të vitit 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published.