Forca e Diasporës për Atdheun (FDA) mbështet protestën e nesërme të organizuar nga tri partitë opozitare në vend VV, AAK dhe Nisma. FDA fton të gjithë qytetarët e Kosovës, që të marrin pjesë në protestë duke thënë se “pjesëmarrësit e protestës së nesërme t’i japin ngjyrën dhe rendësin e duhur qytetare”.
Në një njoftim dërguar medieve thuhet se ‘Protesta e datës 09 Janar 2015 të bëhet zëri real i popullit për ardhmëri stabile, të udhëhiqet, dëgjohet e respektohet nga të gjithë.’
Njoftimi i plotë:
Janë shumë arsye që duhet të protestohet jo vetëm në Kosovë e për Kosovën. Kosova është vetëm njëra nga hallkat e zinxhirit të arte kombëtar. Mbi baza të shëndosha qytetare, me respekt e përkulje për ATA që u flijuan për Ne, që të vazhdojmë rrugën e tyre, mbi vizionin real kombëtar, ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, përkrahësit e pjesëmarrësit e protestës së nesërme t’i japin ngjyrën dhe rendësin e duhur qytetare, ftojmë institucionet e Kosovës, qeveritar e deputet që për një ditë të vetme të largohen nga interesat e shëmtuara personale, t’i lenë anash interesat e ngushta provinciale e partiake të respektojnë e nëse duhet t’i ngjiten protestës për rrugëtim mbi baza të shëndosha të vullnetit e zërit të popullit. Ftojmë organizatorët e protestës t’i japin rendësi arsyes dhe shkakut në mënyrë demokratike duke respektuar e ruajtur këto pak të arritura. Pozitë e opozite, mos të përdorët protesta e nesërme për interesa personale e partiake, mos të shkatërrojmë atë pak që kemi bërë, mos të njollosemi më shumë… Protesta e datës 09 Janar 2015 të bëhet zëri real i popullit për ardhmëri stabile, të udhëhiqet, dëgjohet e respektohet nga të gjithë. “Kompromiset, vonesat, marrëveshjet …, që janë bërë në mënyrë të gabuar e unilaterale fillimisht të kuptohen e respektohen nga miqtë tanë ndërkombëtarë ( Rambuje, 1244, pavarësia e Kosovës mbi pakon e Ahtisarit …, janë kompromise të bëra pa vullnetin e popullit shumicë të Kosovës, të respektohen këto sakrifica për Kosovë me pavarësi të plotë e europiane, me sovranitet e integritet të duhur, e mos të përdorën për rikthim mbrapa” Në shtetformimin e Kosovës kanë dështuar të gjitha subjektet politike të Kosovës, OKB, EU …., për të vetmen arsye, se asnjëherë nuk dëgjuan e respektuan zërin, vullnetin e popullit Shumicë të Kosovës. Protestë paqësore mbi vlerat dhe traditat e larta qytetare e Kombëtare.(sic)