Edhe pse nuk parashihet askund në marrëveshje, Edita Tahiri është e bindur në fuqinë e Qeverisë mbi Asociacionin.
“Nëse ne vërtetojmë se Asociaiconi nuk po e respekton Kushtetutën kur të duam marrim vendim për shuarjen e tij. Siç e krijojmë, ashtu edhe mund ta zhbëjmë”, ka thënë Tahiri në Interaktiv.
Ministrja për Dialog ka thënë se qeverisë nuk po i ngutet dhe se Asociacioni nuk do të formohet pa u shuar të gjitha strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, që sipas saj do të bëhen edhe nëpërmjet një vendimi ligjor të Qeverisë në Beograd.